Lajme

Aksident hekurudhor në Turqi/ Dy tramvajë përplasen kokë më kokë, mbi 20 të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 09 Qershor 2023

Dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Turqi, duke lënë të plagosur mbi 20 persona.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur këtë të premte në mëngjes në Samsuda. Është dashur ndihma e zjarrfikëseve dhe mjeteve të veçanta për të nxjerrë pasagjerët nga tramvajët. Ata janë dërguar në spitalet pranë vendngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Ende nuk dihen shkaqet që bënë që dy mjetet të jenë në të njëjtën kohë përballë njëri-tjetrit. Për ngjarjen, ka nisur një hetim.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy