Lajme

Forca të NATO-s po dislokohen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 07 Qershor 2023

Një numër i shtuar i forcave të reja të NATO-s kanë arritur në Kosovë, si përforcim për misionin KFOR.

Një numër i automjeteve të NATO-s dje janë parë duke arritur nga aeroporti e duke udhëtuar në rrugën Prishtinë – Pejë.

NATO ka vendosur ta përforcojë misionin KFOR me 700 ushtarë të rinj pas tensioneve në veri, ndërsa ka vënë në gatishmëri edhe një batalion tjetër.

-Advertisement-

500 ushtarë turq, që ishin si rezervistë, janë dislokuar në Kosovë për të forcuar misionin e KFOR-it.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka falënderuar Turqinë për kontributin pas takimit me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy