Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 03 June 2023
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Berisha thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Megjithatë, ai shprehet i bindur se kjo është një situatë e përkohshme dhe se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën nuk do të dëmtohen. Ai bën thirrje që qeveria e Kosovës të zbatojë në tërësi thirrjet e Uashingtonit, ndërsa thotë se zyrtarët perëndimorë duhet të tregohen më të ashpër me Beogradin zyrtar.
Krytari i Shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra”, Elmi Berisha, mbështet përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por shton se çdo lëvizje e qeverisë në Prishtinë, duhet të jetë në bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e Kosovës, kryeministri, presidentja, parlamenti dhe instuticionet në përgjithësi, duhet ta kenë të qartë se mendimet, qendrimet që vijnë nga Uashingtoni zyrtar duhet të respektohen në tërësi. Ua rikujtoj edhe shqiptaro-amerikanëve por edhe qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë në vendet e origjinës se nuk kemi asnjë mik më të mirë në botë sesa popullin amerikan dhe qeverinë amerikane. Prandaj ne nuk duhet të hedhim dyshime tek e ardhmja e Kosovës”, thotë ai.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës aktivisti Berisha thotë se Kosova duhet të nisë menjëherë me zbatimin e kërkesave të Uashingtonit, duke përfshirë atë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Asociacioni duhet të ndodhë, por asnjëherë që të drejtat e serbëve të vijnë në nivelin e vetqeverisjes, ose qeverisjes, apo të drejtës për kushtëzim apo destabilizim të shtetit të ri të Kosovës”, thotë veprimtari.
Zoti Berisha shton se qeveria e Kosovës duhet të ketë besim se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë lëshime që janë në dëm të shtetësisë së Kosovës.
“Asnjëherë nuk do të gabojë me Kosovën sepse është krijuar nga Amerika, është fëmija i Shteteve të Bashkuara. Nuk është vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. 110 vite më parë Amerika formoi Shqipërinë, 110 vite më vonë e formoi edhe Kosovën. Prandaj, kjo nuk është dilemma që shqiptarët duhet ta kenë”.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra” thotë se të dërguarit amerikanë dhe evropianë në Ballkanin Perëndimorë, në vend të trysnisë ndaj Prishtinës, duhet të tregohen më të ashpër ndaj Beogradit zyrtar.
“Ndërkombëtarët nuk kanë qenë të drejtë dhe të barabartë gjatë dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk jemi shumë të lumtur me emisarët që po vardisen në Beograd, Prishtinë, Bruksel dhe Departament të Shtetit. Ne mendojmë që agresori, bota e di se është Serbia dhe Beogradi zyrtar, në veçanti Vuçiçi dhe Daçiçi”.
Sipas zotit Berisha, Presidenti serb Vuçiç dhe ministri i Jashtëm serb Daçiç, qëndrojnë pas akteve të fundit të dhunës në veri të Kosovës.
“Të gjitha protestat dhe zhvillimet në këto muajt dhe javët e fundit nuk janë të orkestruara nga qytetarët serbë, por janë organizatat kriminale që vijnë të përgatitura dhe të orkestruara shumë mirë nga Presidenti i Serbisë, zoti Vuçiç dhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Daçiç. Është për të të ardhur keq se bashkësia ndërkombëtare ende nuk e ka një qëndrim të fuqishëm drejt Beogradit zyrtar dhe nuk e ka vendosur në pozicionin ku duhet të jetë Serbia”.
Situata e fundit, në veçanti gjuha e ashpërsuar e Uashingtonit ndaj Prishtinps nxiti riaktivizimin e lobit shqiptaro-amerikan, thotë zoti Berisha.
“Konkretisht jemi duke biseduar me Kongresin, përfaqësuesit në Kongres dhe Senat dhe po angazhohemi që roli i tyre të jetë më i madh në procese. Ndikimi i Kongresit dhe Senatit duhet të jetë shumë më i madh në Departament të Shtetit, sepse ka një ngecje”, thotë ai.
Sipas zotit Berisha procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte më i sukesshëm, nëse do të udhëhiqej krejtësisht nga Shtëpia e Bardhë.
Të tjera
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...