Rozë

U përfolën për një projekt filmik, Luizi dhe Olta ndajnë pamjet e para teksa punojnë bashkë

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 31 Maj 2023

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.

Që nga fillimi i spektaklit real televiziv, këngëtari dhe aktorja krijuan rivalitetin dhe gjithçka sillej rreth tyre.

Porse gjatë rrugëtimit, Olta u tërhoq më herët nga gara, ndërsa në fund ‘BBVA 2’ e fitoi favoriti kryesor, Luiz Ejlli.

-Advertisement-

(Foto: InstaStory/itsluizejlli)

Pas daljes nga shtëpia e famshme, të dy janë përfshirë në projekte të shumta, ndërkaq duket se nuk do të mungojnë edhe projektet e përbashkëta.

Në një postim të Luizit në InstaStory, dyshja shfaqen pranë njëri-tjetrit duke përgatitur diçka bashkë.

“Filloi”, është mbishkrimi i kësaj fotografie që paralajmëron një bashkëpunim mes dy artistëve. /Telegrafi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy