Kurti: Kosova storje suksesi e NATO-s të cilës nuk i gëzohen vetëm Serbia e Rusia
Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 30 May 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është një storje suksesi e NATO-s pasi në vitin 1999 ajo u çlirua nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Në një intervistë për CNN International, ai tha se suksesit të Kosovës nuk i gëzohen vetëm Serbia dhe Rusia.
“Në Kosovë 4 për qind e minoriteteve janë serbë, 93 për qind e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa 3 përqindshi tjetër i popullsisë i takon minoriteteve të tjera që janë boshnjakë, turq, kroatë, romë, ashkali dhe egjiptas. Nuk mund të ketë privilegj vetëm për një minoritet në Kosovë”.
“Serbia është ajo që po e vajton akoma humbjen e Kosovës në vitin 1999 kur intervenoi misioni i NATO-s. Kosova është një storje suksesi e intervenimit të NATO-s, kjo gjë e pengon vetëm Beogradin dhe Kremlinin”, ka thënë Kurti.
Në një intervistë me Isa Soares për CNN International, ai ka folur edhe për Asociacioni e komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se duhet të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës, duke e përmendur kështu edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila nuk lejon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, duke përmendur edhe marrëveshjen që u arrit në shkurt për të cilën tha se duhet sekuencuar zbatimi i saj.
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...