Lajme

AGK-ja reagon pas dëmtimit të veturave të mediave kosovare në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 29 May 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të veturave të mediave kosovare në Leposaviq.

Në reagimin e AGK-së thuhet se veturat e “RTV Dukagjinit” dhe të “KALLXOs”, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit atje.

“Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs,  me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika  e Kosovës” në targa”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

AGK-ja gjithashtu është shpreur se e dënon këtë akt të protestuesve, përcjell Klankosova.tv.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Njëherësh, AGK-ja,  fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera