Lajme

Votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së, reagon AGK: Shqetësues dhe dekurajues

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 24 May 2023

Asociacioni i i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas votimit të Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë votim të Aliut, AGK e quajti shqetësues dhe dekurajues.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve, KPM duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake.

-Advertisement-

“Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën kësaj partie për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.

Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.

Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet në komunikatën e AGK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera