Lajme

Pritet të thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 23 Maj 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në  Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Me këtë rast, Sveçla e njoftoi ambasadorin për prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë këtij takimi, Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

Ministri vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve  të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës.

Angili e falënderoi Sveçlën për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Turqisë dhe Kosovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy