Lajme

Vdes në spital gruaja që u lëndua në aksidentin e javës së kaluar në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 22 May 2023

Një grua ka ndërruar jetë në spital pas lëndimeve që mori në një aksident me 19 maj në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë aksidenti kishte ndodhur nga pakujdesia e shoferit të njërën veturë i cili kishte goditur një veturë tjetër dhe si pasojë morën lëndime shtatë pasagjerë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërdovc rreth orës 20:5, ndërsa rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

“Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë kosovarë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor. Me datë 21.05.2023 viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera