Lajme

PAMJE – Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 18 Maj 2023

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në Prishtinë, në një operacion policor të zhvilluar të mërkurën dhe të enjten.

Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e katër armëve si dhe me identifikimin e poseduesve të tyre.

Në mesin e armëve të gjetura dyshohet të jetë edhe një rast i dy personave që janë incizuar duke gjuajtur me armë zjarri në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit të enjten.

-Advertisement-

Paparaci e ka siguruar videon, e cila shfaq dy persona teksa gjuajnë me revole në një tunel.

Policia e Kosovës, në një njoftim për media, ka thënë se aksioni policor i dy ditëve të fundit është kryer me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy