Peci: Eksporti i pemëve malore arriti në 8.3 milionë euro në vitin 2022, 16% ishin boronica
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 17 May 2023
Në Forumin e parë të boronicës në Kosovë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se boronica përfaqëson 16% të eksporteve të pemëve malore, të cilat në vitin 2022 kapën vlerën prej 8.3 milionë eurosh.
Eksporti ishte i orientuar kryesisht në tregun evropian, ndërsa ministri Peci ka premtuar se ministria që ai drejton do ta përkrahë këtë sektor.
“Pemët malore në përgjithësi, por boronica në veçanti paraqet një prej 9 sektorëve me potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës. Eksporti i pemëve malore kap vlerën monetare prej 8.3 milionë eurosh dhe 2500 tonë në vitin 2022, të eksportuat kryesisht në tregun evropian. Boronica kontribuon 16% në këtë sektor”.
“Kosova ka kushte të përshtatshme për kultivimin e boronicës. Ministria ka rritur përkrahjen për ketë kulturë. subvencionet janë rritur për 26% krahasuar me vitin 2021. Ministria është në proces të përgatitjes së programit për vitin 2023, dhe si pjesë e programit është edhe kultivimi i pemëve malore”.
Joshua Mike, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se kultivimi i boronicës në Kosovë paraqet mundësi të pafundme, teksa ka cilësuar si problem përfshirjen e të rinjve.Ai ka treguar edhe një rast të një fermeri të suksesshëm ne Kosovë, i cili ishte kthyer nga Amerika ku punonte në IT për të kultivuar boronica.
“Në 2019 kur mbërrita në Kosovë kam vizituar një fermë të boronicave dhe jam takuar me drejtorin e asaj ferme, i cili u kthye në Kosovë nga Amerika për të kultivuar boronica. Unë thashë me veten, kush do ta bënte një gjë të tillë? Por, pas kaq vitesh ai është një fermer i suksesshëm që eksporton me miliona euro në tregun evropian”.
“Jemi shumë krenarë për arritjet e juaja dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe monitorojmë zhvillimin Ky sektor mund ta ndihmojë shumë Kosovën. Një problem që e kemi është se si t’i përfshijmë të rinjtë. Kemi menduar si ta zgjidhim këtë, duhet të sjellim dronë, teknologji dhe robotikë. Sektori po rritet shumë shpejt dhe duhet ta ndjekim hapin. Mendoj se e ardhmja është shumë e ndritshme në këtë sektor dhe ka mundësi të pafundme”.
Muhamet Bajrami, projekt menaxher në “Entrepreneurship Promotion Project” nga GIZ, tha se janë angazhuar vazhdimisht që ta ndihmojnë këtë sektor.
“Ne si GIZ për vite me radhë kemi qenë në mbështetje të sektorit të bujqësisë. Kemi ndihmuar në promovimin e këtij sektori dhe aranzhime të ndryshme për ta ndihmuar këtë sektor. I kemi mbështetet ne asistencë teknike, panaire, grante dhe shitje në Gjermani. Jemi në bashkëpunim edhe me ministrinë gjermane të bujqësisë”, raporton EO.
Në Forum kanë marrë pjesë biznese vendore të cilat merren me kultivimin e boronicave, organizata internacionale si USAID dhe GIZ-i gjerman, baka vendore, TEB, BKT, KEP e fermerë vendorë.Pas fjalimeve kryesore, ekspertë për kultivimin e boronicës nga vendi, ShBA-ja, Polonia e Holanda, kanë prezantuar rreth kësaj teme dhe sfidave.
“Rritja e kostove kundrejt prodhimit fitimprurës të boronicës”, “Përparësitë e shumimit in-vitro – Cilët kultivar të boronicave duhet të zgjidhni për pemishtet komerciale”, “Një pemishte e mirë fillon me përgatitjen e mirë të tokës dhe mbjelljen e fidanëve të certifikuara”, “Kultivimi i boronicës mund të bëhet kudo, por nuk është e lehtë”, ishin disa nga prezantimet.
Të tjera
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...
-
Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimi...
-
Zemaj thotë se LDK-ja do të dal e para në zgjedhje – AAK-NISMA rrezikon pragun
Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij...
-
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
-
Musliu poston një faturë me shkronja çirilice të dërguar nga një qytetar i Mitrovicës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një...
-
Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka ...
-
MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjens...