Lajme

Shefja e USAID-it vjen sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 11 May 2023

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do të qëndrojë sot (e enjte) për vizitë në Kosovë.

Ajo qëndroi një ditë më parë në Serbi, në Kosovë do të ketë takime gjatë pasdites së sotme si dhe të premten, ndërsa diplomatët amerikanë dhe evropianë punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis këtyre dy ish armiqve të kohës së luftës, në një kohë tensionesh të rritura.

Pas takimeve me krerët shtetërorë në Serbi, shefja e USAID-it ka deklaruar se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik por do të sillte përfitime ekonomike.

-Advertisement-

Power gjithashtu do të takohet edhe në Kosovë me pjesëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesesh, gazetarë dhe të tjerë.

Ajo do të jetë zyrtari i parë i lartë i qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon, që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis udhëheqësve të dyja vendeve javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që t’i përkushtohen dialogut paqësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera