Sport

Nora ndalet në çerekfinale të Botërorit, do ta kërkojë të bronztën

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 09 May 2023

Nora Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare u mposht në këtë fazë nga turkja Hasret Bozkurt, e cila fitoi me Ippon, në garën që po mbahet në Doha të Katarit.

Kampionia olimpike megjithatë do ta ketë një mundësi për medalje të bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repesazhit.

-Advertisement-

Paraprakisht, Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi italianen Thauany David Capanni Dias.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane ishte më e mirë se gjermania Seija Ballhaus, të cilën e mundi me vështirësi pas “golden score”, për ta prekur çerekfinalen, ku e ndal megjithatë nga xhudistja turke, e cila u tregua e suksesshme deri në këtë fazë.

Sot garuan edhe Akil Gjakova, vëllai i Norës, dhe Flaka Loxha, të cilët megjithatë nuk ia dolën të shkonin larg.

Dje pa medalje mbetën edhe kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera