Pasuria e Kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 07 May 2023
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i pezulluar dy javë më parë nga kjo pozitë, i cili aktualisht gjendet në paraburgim, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
I arrestuari Krasniqi, emri më i përfolur së fundmi në vend, ka deklaruar pasuri në vlerë 1.7 milion euro dhe para të gatshme kursime 10 mijë e 500 euro në bankë komerciale. Ndërsa, paga e tij vjetore e deklaruar është hiq më pak se 42 mijë e 290 euro ose 3 mijë e 524 euro në muaj.
Në regjistrin për deklarim në APK, Krasniqi ka deklaruar në pronësi banesë në vlerë 94 mijë euro, shtëpi në vlerë 154 mijë euro të trashëguar dhe tokë 2640 metra katror në vlerë 1 milion e 393 mijë euro.
Përveç kësaj, Krasniqi në pronësi të përbashkët ka deklaruar hapsirën biznesore 32 metra katror në vlerë 28 mijë e 800 euro si dhe pasuri të luajtshme 3000 euro. Ai po del të ketë pasur investime edhe në kriptovalutë.
Ndërkohë, një muaj pas deklarimit të pasurisë, më 20 prill, Prokuroria Speciale ka arrestuar kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Nagip Krasniqit.
Derisa, as pasardhësi i Krasniqit, Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Përparim Kabashi nuk po del të jetë i varfër. Kabashi ka deklaruar pagën e tij vjetore 25 mijë e 132 euro ose pagë mujor 2 mijë e 94 euro për vitin 2022 si U.D drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Ai ka deklaruar në APK se ka në pronësi një banesë me garazhë në vlerë 74 mijë e 600 euro, shtëpi të trashëguar 22 mijë euro, truall 18 mijë euro, arë 80 mijë euro, truall tjetër 15 mijë euro. Kabashi ka deklaruar se posedon veturë të tipit “Audi” në vlerë 12 mijë e 600 euro.
Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të premten pasdite ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese./KosovaPress/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...