Lajme

24 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 07 May 2023

Në Gjakovë sot do të kujtohet 24-vjetori i “Epopesë së Çabratit”.

Në këtë betejë, për lirinë e Kosovës ranë shtatë dëshmorë e 41 civilë.

Po ashtu më 7 e 8 maj, 43 qytetarë të kësaj lagje u rrëmbyen dhe u zhdukën nga ana e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë.

-Advertisement-

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëherë kanë qenë në qytet, do të kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Misioni i kësaj beteje ka qenë mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera