Lajme

Mbi një mijë kandidatë për infermierë i nënshtrohen testimit me shkrim

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 06 Maj 2023

Një mijë e 69 kandidatë që kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit për infermierë Bachelor për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, këtë të shtunë i janë nënshtruar testimit me shkrim.

Organizimin dhe rrjedhën e testimit e ka monitoruar zëvëndësdrejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, e cila iu uroi suksese kandidatëve, duke garantuar proces transparent.

“Ditëve të kaluar janë mbajtur testimet për profile të tjera infermierore”, thuhet në njoftimin për media të ShSKUK-së.

-Advertisement-

Pranimi i infermierëve thuhet se do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy