Flirtimi rrit vetëvlerësimin!
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 01 May 2023
Edhe nëse jeni në një marrëdhënie dashurore apo të martuar flirtimi pranohet. Çdokush ka dëshirë të pëlqehet dhe të tërheqë vëmendjen ë të tjerëve por secili në mënyrën e vet, origjinale pa e ekzagjeruar dhe pa u bërë i bezdisur për të tjerët apo lënduar partnerin/partneren.
Sa herë na ka ndodhur të jemi bërë xhelozë kur kemi kapur në “befasi” partnerin duke parë me cepin e syrit dikë që është ulur në një pozicion provokues apo ndoshta edhe dikë që është totalisht i/e çlirët ashtu si ia ka ënda. Të flirtosh dhe të jesh seksi ka mënyra pafund dhe secili nga ne mund ta bëj me lehtësinë më të madhe, mjafton të jetë vetvetja dhe të bej ato që dëshiron.
Flirtimet të rrisin vetëvlerësimin dhe të bëjnë të ndihesh më mirë me veten, pa e keqpërdorur konceptin e kësaj fjale.
Filloni biseda me njerëz të panjohur në mënyrën më të natyrshme të mundshme, me pyetjet më të thjeshta, por mos harroni të shikoni nëse njerëzit janë të shoqëruar apo jo se ndryshe përfundoni në zënie në mes të plazhit, sepse flirti akoma konsiderohet për disa si ngacmim seksual…
Bëni shaka kur keni mundësi sepse çdokush do të dëshirojë të qeshë dhe të jetë i lirshëm. Boll jua ka nxirë jetën shefi/shefja gjatë vitit. Kur njerëzit kanë sens humori pranohen si më të parrezikshëm dhe pëlqehen prej të tjerëve.
Kujdes me gjuhën e trupit
Trupi ju flet më shumë se gjithçka tjetër! Kur t’i flisni një të panjohuri/e mbajeni kokën lart, shpatullat drejt dhe zemrën e hapur. Fiziku juaj tregon se naturalisht jeni gati për flirtime seksuale dhe për të kaluar bukur. Kujtoni që Dashuria është ligji kryesor i universit, të cilën çdokush nga ne e dëshiron, e kërkon, e ëndërron. Shumë prej sjelljeve tona janë thjesht pasqyrim i asaj që kemi dhe ndjejmë brenda vetes, prandaj pasioni për të bukurën dhe për të këndshmen vështirë se fshihet.
Sfidoni frikën nga refuzimi
Sfidat të japin më shumë adrenalinë gjatë veprimit! Nëse vera përfundon dhe nuk e arritët atë që ju pëlqeu, përsëri keni çfarë të kujtoni. Flirtimi nuk njeh moshë, seks apo duhet bërë në vende të caktuara. Thjesht lërini prangat e gjykimit këtë verë të kyçura diku dhe shijoni veten, natyrën, diellin njerëzit. Të flirtosh nuk është “mëkat” gjithmonë në aspektin sensual pa lënduar dikë.
Përse flirtojmë?
Të arrijmë të gjejmë partnerin ideal për marrëdhënie seksuale
Të lëvizim më tej nëse jemi në fillesat e marrëdhënies
Të eksplorojmë potencialin e një marrëdhënie romantike
Të inkurajojmë dikë të bëj atë që në dëshirojmë
Të rrisim vetëvlerësimin
Për kënaqësi
Listën mund ta zgjasni sipas dëshirës sepse çdokush ka dëshirat dhe sekretet e veta, ndër të cilat loja e hakmarrjes duhet lënë jashtë, edhe pse ndonjëherë funksionon.
Lëreni këtë verë pasionin e lirë duke ndjekur instinktin, i cili asnjëherë nuk ju çon në drejtimin apo njeriun e gabuar.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...