Haradinaj kujton Ilaz Kodrën dhe bashkëluftëtarët e tij: Kujtimi i tyre, burim i pashtershëm
Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 30 April 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin, Ilaz Kodra në 24-vjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se lufta e Ilaz Kodrës me bashkëluftëtarë e kthehu rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.
“Sot përkujtojmë 24 vjetorin e sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe njëzetenëntë bashkëluftëtarëve të tij. Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se kujtimi për të rënët qoftë burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen.
“Derisa kujtojmë trashëgiminë e komandantit Ilaz Kodra dhe Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, vlerësojmë lart sakrificën e tyre në mbrojtje të popullatës së paarmatosur. Qëndresa e tyre mishëron vetë thelbin e qëndresës shqiptare – të fortë përballë vështirësive dhe duke luftuar për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë. Le të jetë kujtimi i tyre një burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen, bashkimin dhe përparimin”, është shprehur Haradinaj.
Të tjera
-
Kriza e superbaktereve mund të përkeqësohet/ Infeksionet po bëhen rezistente ndaj medikamenteve, studimi: Mund të marrë 40 milionë jetë njerëzish deri në vitin 2050
Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që jan...
-
Maqedonci: Për tri vjet i kemi investuar 249 milionë euro në armatim
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve jan...
-
Shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve do të verifikohen nëse jetojnë në Kosovë
Ministria e Financave ka bërë të ditur se në kuadër të programit për shtesat ...
-
SONDAZHI/ Trump vs Harris, në lojë 19 vota elektorale. Ja kush kryeson në shtetin kyç
Një sondazh i ri i kryer pas debatit të javës së kaluar tregon se zv.presiden...
-
Shkruhet një mbishkrim kërcënues në veturën e një zyrtari në Kuvendin Komunal të Zveçanit
Një zyrtar në Kuvendin Komunal të Zveçanit ka njoftuar policinë se në veturën...
-
Ministri i Jashtëm estonez ia kujton Gjuriqit afërsinë me Putinin
Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka tjeksuar se ia ka kujtuar m...
-
Prishtinë: Gruaja e detyroi 71-vjeçarin të paguajë 50 mijë euro për të mos ia publikuar fotot intime
Një grua është arrestuar nga policia si e dyshuar për shtantazh. 41-vjeçar...
-
I kërkoi 280 mijë euro, arrestohet një person për detyrim në Rugovë të Gjakovës
Një burrë nga fshati Rugovë e Gjakovës ka lajmëruar në polici një person pasi...
-
Orav telefonatë me Hovenierin, tema situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë
Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar së fundmi një ...
-
Gjermania blindon kufijtë: Ç’duhet të dini nëse udhëtoni drejt…
Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë nga kufijt...
-
Serwer: Uashingtoni t’i japë fund përkëdheljes së Serbisë, të mbështesë përpjekjet e Prishtinës për qeverisje në veri
Të premten, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi masat me të cilat s...
-
Rënie e lehtë e numrit të kërkesave për azil në BE
Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë...