Lajme

Një burrë në Kaçanik nga burgu kërcënon përmes letres një burrë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 27 April 2023

Një burrë në Kaçanik ka pranuar përmes postës një zarf të mbyllur ku brenda saj kishte një letër me përmbajtje kërcënuese.

Policia e Kosovës njofton se në atë letër ishte i shkruar edhe emri i një burri i cili dyshohet t’a ketë dërguar zarfin. Por, pas verifikimit të personit në emër të cilit ka ardhur letra, është parë si ai gjendet në burg në vuajtje të dënimit.

“Ankuesi mashkull kosovar përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një mashkulli kosovar. Pas verifikimit të personit në emër të cilit ka ardhur letra, ka rezultuar se i njëjti është në vuajtje të dënimit në burg”, shkruan në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Për këtë rast, prokurori ka iniciuar rastin dhe pritet që i dyshuari që gjendet në burg të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera