Lajme

Tentim djegia e derës së Kishës Ortodokse në Prizren, Hovenier: Autoritetet ta hetojnë krimin

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 18 April 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse.

Në postimin e tij në Twitter, Hovenier ka thënë se ata biseduan edhe për liritë fetare.

“Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejta fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai e ka dënuar rastin pasi persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën derës së Kishës Ortodokse “Shën Pantelija”në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse.

“Iu bëj thirrje autoriteteve ta hetojnë plotësisht krimin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin në fjalë dhe prokurori është i njoftuar, si dhe hetimet kanë filluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera