Lajme

Vela: Srpska është e përfaqësuar dhe po merr pjesë në KQZ ku po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 18 April 2023

Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në Twitter, ka kundërshtuar palën serbe se Kosova po organizon zgjedhje jodemokratike.

Ai ka përmendur disa nga hapat që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë në mënyrë që t’i  mundësohet pjesëmarrja të gjitha partive, përfshirë edhe Listën Serbe.

Vela ka thënë që Lista Serbe është e përfaqësuar dhe po merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit.

-Advertisement-

“Fakte. Derisa Serbia po përdor dhunë, intimidim, korrupsion edhe tani po ndërhyn në zgjedhje në veri të Kosovës, ajo po pretendon rrejshëm se institucionet Kosovës po organizojnë zgjedhje “jodemokratike”. Institucionet e Kosovës kanë shtyrë zgjedhjet nga 22 dhjetori më 23 prill. KQZ zgjati afatin për regjistrimin e partive dhe kandidatëve nga 18 marsi më 22 mars. Kandidatët dhe partitë serbe janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit. Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera