Lajme

Petkoviq në panik: Kurti e ka për qëllim të udhëheq me komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 17 Prill 2023

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq pretendon se kryeministri Albin Kurti e ka për qëllim të udhëheq me komunat veriore.

Për Petkoviqin, fakti që Kurti u ka uruar kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje fitoren në zgjedhjet lokale në komunat veriore, tregon se ai e ka në program “pastrimin etnik të serbëve”.

“Tani të gjithë e shohin se sa të drejtë kishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kur tha se Kurti me 2 për qind mbështetje të shqiptarëve në veri, dëshiron të sundojë si kryetar komune në mbi 98 për qind të popullatës serbe që nuk duan të jetojnë në shtetin e tij”, ka deklaruar Petkoviq, përcjell Insajderi.

-Advertisement-

Sipas tij, zgjedhjet në veri janë të dhunshme dhe bashkësia ndërkombëtare që po i përkrah mban një përgjegjësi të madhe.

Zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës pritet të mbahen këtë të diel më 23 prill.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy