Lajme

Gjendet i vdekur afër shtëpisë së tij një burrë në Dumnicë të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 27 Mars 2023

Një burrë është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij të dielën rreth orës 18:08 në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “Vrasje”, derisa nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në hetime./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy