Lajme

Kurteshi i LVV-së sulmon gazetarët: Paska filluar lehja gazetareske

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 24 March 2023

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë atë që bën zakonisht. Ka përdorur gjuhë të degraduar dhe të rrezikshme për t’i sulmuar mediat dhe gazetarët në Kosovë, pas negociatave dhe marrëveshjes së Ohrit.

Kurteshi i LVV-së e ka etiketuar gazetarët si “ndihmës të vrasësve profesionistë”. Në statusin e tij në Facebook të publikuar në fillim të kësaj jave, ka përmendur me emër gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Paska filluar lehja e mashave „gazetareske“, ndihmësit e vrasësve profesionistë me emra e mbiemra si vehbia e kajtaza. Kështu e kanë mashat “gazetare“ të vrasësve, kur sulmojnë pas shpine!”, thuhet në shkrimin e Kurteshit.

-Advertisement-

“”Nuk i zihet për të madhe. Punë „gazetari“ (k)analist de, sic do të thoshte i lumi. Hajede për hajr more!”, shkruan tutje ai.

Gazetari Kajtazi e ka shpërndarë sot postimin e Kurteshit, të cilin duket se nuk e ka marrë seriozisht.

Nuk dihet se çka saktësisht ka bërë për hair Kurteshi, por së fundmi, në mënyrë ironike, zyrtarëve qeveritarë dhe partiakë të LV-së i është bërë për hair “Zajednica”, pasi Kryeministri Albin Kurti deklaroi të mërkurën në RTK se “ka Asociacion”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera