Sport

Potter: E pranoj që e kam zhgënjyer klubin

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 27 February 2023

Chelsea zhgënjeu sërish në Premier League teksa u mposht edhe në derbin e Londrës ndaj Tottenham me rezultatin 2-0. Trajneri Graham Potter është më në dyshim se kurrë për vazhdimësinë tek “Blutë e Londrës”, teksa edhe vetë 47-vjeçari pas sfidës u shpreh se e pranon faktin që e ka zhgënjyer klubin. Megjithatë, Potter tha se do të vijojë të mbetet i përqëndruar për të përmirësuar skuadrën dhe për të mbështetur lojtarët.

“Para ndeshjes me Tottenham po shihnim me skuadrën dokumentarin e Arsenal dhe momentin kur Arteta ishte pranë shkarkimit. Por, shikojeni se në çfarë pozitash është tashmë Arsenali. Tani në një moment të keq është edhe Liverpool e po ashtu njerëzit duan që të shkarkohet Klopp, pavarësisht sa shumë ka arritur ai në këto vite.

Kështu është natyra e futbollit, unë e pranoj që nuk kam bërë mjaftueshëm që klubi të më besojë. Por, puna ime është të mos shqetësohem. Megjithatë, duhet të mbetem i fokusuar te skuadra dhe të ndihmojë lojtarët të përmirësohem.

-Advertisement-

Janë djem të mirë që kërkojnë të fitojnë, në këtë moment po vuajnë dhe kjo është përgjegjësia ime. Këto rezultate nuk janë të mira për klubin dhe historinë e tij, duhet të reagojmë. Lojtarët po japin gjithçka në fushë dhe në këtë moment po vuajnë shumë”, u shpreh Potter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera