Ademi: Do t’i luftojë fuqishëm dukuritë negative në futboll, por s’kemi asgjë të konfirmuar
Autori: Gazeta inFokus
12:16 | 25 February 2023
Mediat franceze së fundi raportuan se në futbollin kosovar mund të ketë pasur trukime të rezultateve në disa ndeshje duke tronditur kështu opinionin sportdashës në vendin tonë.
Gazeta franceze “Le Figaro” raportoi se njëri nga klubet e Superligës së Kosovës është i përfshirë në këtë aferë dhe se për këtë çështje në Francë tashmë janë arrestuar nëntë persona, transmeton KosovaPress.
I kontaktuar nga KosovaPress rreth kësaj çështje, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se edhe më tutje janë në pritje të zhvillimeve të reja pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë institucion zyrtar që ndonjë klube kosovar është i përfshirë në këtë aferë.
“Për momentin nuk kemi se çfarë të komentojmë. Deri më tani kemi vetëm raportime të thata të disa mediave. Asnjë institucion zyrtar nuk ka konfirmuar diçka rreth kësaj çështje. Ne jemi në pritje dhe të gatshëm të bashkëpunojmë më të gjitha institucionet përgjegjëse. Unë jam i gatshëm dhe do t’i luftojë fuqishëm këto dukuri negative në futboll, por ende nuk kemi asgjë të konfirmuar. Pasi që është raportuar se janë arrestuar disa persona, atëherë ne po presim se çfarë do të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Ademi.
Në lidhje me këto raportime, të premten ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimi e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive i cili ka kërkuar që të hetohet çdo dyshim i ngritur për kurdisje të ndeshjeve sportive.
Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë duke u marrë më trajtimin e çdo dyshimi të ngritur./KP

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...


































