Ndeshja e Llapit me juniorët e Feronikelit dyshohet se përfshihet në skandalin e katër ndeshjeve të kurdisura
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 24 February 2023
Futbolli kosovar u trondit mbrëmë pas skandalit të kurdisjeve, të përmendur nga mediat franceze.
Të paktën katër lojë u përmendën të jenë kurdisur në 12 muajt e fundit në futbollin e Kosovës, ndërsa ekipi që po akuzohet si protagonist i trukimeve është Llapi.
E njëra prej ndeshjeve që dyshohet se ka qenë pjesë e basteve në Francë dhe në Kosovë, duket se ka qenë ajo mes llapjanëve dhe Feronikelit, shkruan Gazeta Express.
Ekipi i Tahir Batatinës ishte duke avancuar 4:0 ndaj “Niklit”, i cili në atë periudhë paraqitej me lojtarë juniorë pasi seniorët ishin larguar shkaku i problemeve financiare.
Më pas, juniorët e Feronikelit i kishin shënuar dy gola të pazakontë, të cilët kanë ngjallur dyshime që kanë mundur të kenë qenë të lëshuar.
Mediumet franceze “Le Figaro” dhe më pas edhe “Le Parisien” raportuan për nëntë të arrestuar për këtë rast në Francë, prej tyre katër kosovarë, mes moshave 22 e 50 vjeç, të cilët kishin lidhje me kompanitë e basteve, që i lëviznin kuotat në mënyrë të çuditshme dhe të dyshimta në rastet në fjalë.
Në video shihet që Llapi i shënon golat lehtësisht, e edhe më lehtë më pas shënojnë lojtarët e rinj të Feronikelit.
Mediat franceze kanë raportuar se të përfshirë në këtë skandal janë kryesia e klubit, shtabi teknik dhe disa lojtarë të ekipit llapjan.
Thuhet se nga këto ndeshje janë fituar 360 mijë euro, ndërsa një pjesë e tyre janë dërguar edhe në Kosovë dhe në arkën e klubit llapjan përmes njërit prej sponsorëve të këtij klubi.
Videon e ndeshjes që dyshohet se ishte e kurdisur mund ta shikoni duke klikuar KETU.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...


































