Sport

Formacionet e mundshme: Manchester United – Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 23 February 2023

Europa League rikthehet sot me ndeshje interesante në kuadër të Play-Offit të fazës së 1/16’tës së finales.

Dueli më i zjarrtë padyshim që pritet të jetë mes dy gjigantëve europian si Manchester United dhe Barcelona që zhvillohet në “Old Trafford” me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me rezultat të barabartë në “Camp Nou” me rezultat 2-2, kurse Blaugranët në “Old Trafford” duhet të luajnë pa dyshen e mesfushës Gavi dhe Pedri të cilët mungojnë për arsye të ndryshme.

-Advertisement-

Gavi nuk do jetë në dispozicion të Xavit për arsye të numrit të kartonave, kurse Pedri pësoi lëndim pikërisht në ndeshjen ndaj “Djajve të Kuq” dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Ja formacionet e mundshme:Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Sabitzer; Sancho, Fernandes, Rashford; Weghorst.
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Alonso, Alba; De Jong, Busquets, Kessie; Raphinha, Lewandowski, Fati.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy