Sport

Real Madrid gjunjëzon Liverpool-in në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 21 February 2023

 

Real Madrid ka deklasuar Liverpool-in në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, duke fituar me rezultat të thellë 2 me 5, në “Anfield”.

Ishin fillimisht anglezët që kaluan në epërsi qysh në minutat e para të ndeshjes me golin e Nunez në minutën e 4’ dhe golin e Salah në minutën e 14’.

-Advertisement-

Por gëzimi i nikoqirëve nuk zgjati shumë, kjo pasi sulmuesi Vinicius Junior, në minutën e 21’ shënoi për të ngushtuar epërsinë.

Nuk kaluan shumë minuta sulmuesi brazilian shënoi sërish, duke përfituar nga gabimi i portierit të anglezëve, Becker, për t’ia siguruar qetësinë në pushimin mes dy pjesëve ekipit të tij.

Me fillim të pjesës së dytë skuadra e Ancelottit shënoi sërish, për të kaluar për herë të parë në epërsi në “Anfield”.

E për të vulosur fitoren, u përkujdes ylli i “Los Blancos”, Karim Benzema i cili shënoi dy gola pas dy aksioneve të bukura të spanjollëve.

Me këtë fitore madrilenet kanë sigurur një rehati për ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, ku edhe do të jetë nikoqir./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy