Sport

Frankfurti dhe Napoli në sfidën e parë të 1/8 së finales – formacionet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 21 February 2023

Në Deutsche Bank Park zhvillohet sfida e parë e të tetës së finalës në Ligën e Kampionëve ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Napolit.

Skuadra gjermane pozicionohet në vend të gjashtë në Bundesliuga me 38 pikë të arkëtuara pas 21 javësh. Ndërkaq, pas suksesit të arritur në Ligën e Evropës në edicionin e kaluar, do të shpresojë që të shkojë sa më larg edhe në garën elitare për klube.

Ekipi italian është lider i pakontestueshëm në Serie A, ku është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm, ndërkaq ka qenë fantastik edhe në garën evropiane këtë sezon duke përfunduar i pari në fazën grupore.

-Advertisement-

Trajnerët Oliver Glasner dhe Luciano Spalletti do t’i vënë përballë taktikat e tyre, ndërsa e kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy