Kurti takon Begajn: Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës, jemi pranë në synimet tuaja
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 16 February 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e falënderoi për pjesëmarrjen në kremten zyrtare të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Begaj, në takim uroi popullin e Kosovës, teksa u shpreh se Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës i qëndron pranë në synimet e saj.
“Ata folën për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë por edhe për domosdoshmërinë e kohës për sa më shumë koordinim dhe bashkërendim”.
“15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova dhe Shqipëria kanë gjithsej 171 marrëveshje, protokolle e memorandume në fusha si ajo e sigurisë, tregtisë, arsimit e kulturës. Vetëm në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje, zbatimi i të cilave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e më gjerë dhe ka zgjidhur problematika të mbartura ndër vite”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Më tej, Kurti e Begaj folën për rëndësinë e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy shtetet, prej të cilave, sipas tyre, përfitojnë më së shumti qytetarët.
“Çështje trajtimi ishin edhe zhvillimet politike në të dy vendet por edhe në rajon, sikurse edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Pamjet e fundit nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 6 persona
Para disa orëve ka ndodhur një aksident i rëndë në udhëkryqin afër konvikteve...
-
Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Ve...
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...
-
Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje në Shtime
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fs...
-
Arrestohen 4 të mitur në Lipjan, sulmuan 2 të mitur të tjerë
Në Lipjan janë arrestuar katër të dyshuar, djem të mitur, për shkak se kishin...
-
Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim
Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për ...
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente mes dy veturave në udh...
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...