Blinken u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të bëhen gati për kompromise të vështira
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 15 February 2023
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në letrën që i ka dërguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera kërkoi nga lidershipet në Kosovë e Serbi që të bëhen gati për kompromise të vështira.
“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinken.
Sa i përket kësaj letre gjatë së mërkurës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka lexuar ende.
“Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke”, deklaroi Kurti.
Profesori Universitar Abit Hoxha, thotë se kompromiset nënkuptojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe krijimin e asociacionit nga Kosova.
“Kompromiset që do të bëhen kanë me qenë në këtë kontekst Serbia do ta humb Kosovën edhe Kosova do ta humb atë idenë që ka me qenë shtet ku nuk do të ketë institucione serbe. Dhe sipas të gjitha gjasave kjo asociacioni i komunave serbe ose asociacioni i komunave në Kosovë do të jetë njëfarë strukture e cila do t’i jap të drejta kulturore, arsim e në disa fusha e cila nuk ka me pas kompetenca të marrëdhënieve ndërkombëtare. Se mos të themi kompetenca ekzekutive, me faktin që ka një institucion ka kompetencë ekzekutive për ndryshe nuk ka nevojë për një institucion” u shpreh Hoxha.
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Ben Andoni thotë se kemi ardhur në një kohë, që politika e jashtme amerikane ka nevojë për shënimin e një suksesi.
“Thjeshtë koncepti kompromis tregon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se të dyja palëve po i japin garanci që ata qëndrojnë në mes edhe ata janë faktori kryesor i cili mund ta negocioni këtë. Mendoi që kemi kaluar pak në kohën e zotëri Trump. Kur zotëri Trump i duhej një zgjidhje e tillë diplomatike për të treguar sukseset e politikës së jashtme. Më duket që në këtë stad është prapë politika e jashtme amerikane, sepse po mundohet të bëjë kompromis tashmë me dy vende të cilat e kanë jashtëzakonisht të vështirë kompromisin”, deklaroi Andoni.
Të tilla letra presidenti amerikan Joe Biden dhe sekretari Blinken kanë dërguar edhe vitin e kaluar, por theksi i tyre vihej sidomos te njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë./Tëvë1
Të tjera
-
Memli Krasniqi i thotë “PO” ftesës së Kurtit për takim, LDK e AAK ende nuk kanë vendosur
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do t’i përgjigjet ftesës për një takim pun...
-
Abdixhiku takon kompozitorin Boshnjaku: Idetë e tij do t’i përfshijmë në “Rruga e Re”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kompozitorin Florent Boshnjakun...
-
Policia e Kosovës i shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2140 gjoba në trafik. ...
-
A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga PDK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e t...
-
Hoti thotë Kurti me VV-në e Guxo-n kanë cenuar demokracinë parlamentare
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se mazhoranca bashkë me qeverinë k...
-
Inspektorati policor do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në polici
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe do të inspekto...
-
Osmani takon Kongresmenin republikan: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e ShBA-ve
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, ...
-
Ushtroi dhu*në ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Dragash
Një person në Dragash është arrestuar të enjten pasi i njëjti kishte ushtruar...
-
Anëtarësimi në KiE, Rohde thirrje Kurtit për “vendim të guximshëm”: Një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështu...
-
“E shoqërojnë 150 persona”, mediat greke zbardhin detajet e vizitës së Ramës në Athinë
Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombë...
-
“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq
Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale...