Sport

Bayerni triumfon në përballjen e parë kundër PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 14 February 2023

Bayern Munichi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germianit, të vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann këtë triumf e arriti si mysafire e parisienëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 0:1.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të fitores për “Bavarezët” e shënoi Kingsley Coman, në minutën e 53-të.

Vendasit ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të, por goli i Kylian Mbappes u anulua pas rishikimit nga VAR-i, për shkak të pozitës jashtë loje.

Vlen të theksohet se Benjamin Pavard i mysafirëve u përjashtua nga loja në minutën e 91-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Kësisoj, mbrojtësi francez do t’i mungojë Bayernit në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars, në “Allianz Arena”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy