Sport

Sergio Ramos: Nuk isha i sigurt kur u largova nga Reali, Bayern? Rival i denjë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 14 February 2023

Sergio Ramos ka dhënë një intervistë për UEFA-n përpara takimit PSG-Bayern dhe jo vetëm, pasi spanjolli është pyetur edhe për të kaluarën, mbi largimin nga Real Madrid.

“Largimi nga Real Madridi ishte padyshim një ndryshim shumë i madh për mua. Synimi im është gjithmonë të vazhdoj, të luaj dhe të fitoj. Kam fituar shumë me Real Madrid, por mendova se ishte një mundësi e mirë për të ndryshuar ambient dhe për të provuar një eksperiencë të re, për të ndihmuar një ekip si PSG. Në fillim gjithçka ishte shumë e vështirë, por gjithçka ka dalë mirë, si në fushë për mua edhe për familjen time.” – tha Ramos fillimisht.

Më pas spanjolli foli edhe për takimin që PSG do të luaj sonte ndaj Bayern Munchen.

-Advertisement-

“Kur mendoj për Bayern-in, mendoj për ditën kur shënova kundër tyre në 2014. Sigurisht, ne e dimë se ata janë një nga skuadrat më të mira me të cilat mund të përballemi. Është një sfidë e madhe, por nëse kualifikohemi do të ishte një mesazh shumë pozitiv për të gjithë. Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët dhe Bayern është mes tyre çdo vit.” – përfundoi Ramos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera