Sport

Në vikend rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës në futboll

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 10 February 2023

Pas më shumë se dy muaj emocionet e Superligës së Kosovës në futboll po rikthehen.

Të shtunen nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në kuadër të javës së 19-të.

Malisheva e pret në shtëpi kampionin aktual, Ballkanin. Në këtë sfidë do të debutojë në ndeshje zyrtare Bylbyl Sokoli si trajner i Malishevës.

-Advertisement-

Dy takimet që zhvillohen nesër janë : Drenica – Llapi dhe Gjilani – Ferizaj

Sfida të nxehta do të ketë edhe të dielën në të njejtin orar.

Trepça ’89 do tëballafaqohet lideren aktuale, Dritën. Në Këtë duel Arsim Thaçi do të debutojë si trajner i “Intelektualëve” në ndeshje zyrtare.

Takimi që e mbyll xhiron e 19-të është në mes të Dukagjinit dhe Prishtinës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy