Sport

Vazhdojnë telashet në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 05 February 2023

Është ndërprerë ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, e vlefshme për javën e 21-të në Superligë.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i fyerjeve të tifozëve ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe hedhjes së një mjeti plasës, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur për të zbrazur palestrën “13 Qershori”.

-Advertisement-

Ndeshja pritet të rifillojë pasi të largohen të gjithë tifozët e pranishëm.

Vlen të theksohet se ndërprerjet e ndeshjeve janë bërë të zakonshme këtë sezon.

Ndryshe, ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit u ndërpre kur kishin mbetur edhe 1:47 sekonda deri në fundin e saj.

Ylli po udhëheq bindshëm me rezultatin 73:58.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy