Konjufca takoi Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bisedojnë për aplikimin e Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 24 January 2023
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), zhvilloi sot disa takime me drejtues të lartë të APKE-së, të grupeve politike e të komiteteve.
Në ditën e parë të vizitës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës, kryetari Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit dhe kryesuese e delegacionit, Saranda Bogujevci, si dhe anëtarët e tjerë, deputetët Enis Kervan, Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti e APKE-së, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou.
Në njoftimin e Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës thuhet se, kryetari Konjufca dhe delegacioni që e shoqëron, sot zhvilloi takime të ndara me Kryesuesin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, Kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreu, nga radhët e delegacionit grek.
Në këto takime u diskutua për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe mbështetjen e nevojshme, për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, progresin në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, gjë që dëshmohet nga raporte ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës. Gjatë takimeve, u kuptua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përderisa kryetari Konjufca kërkoi mbështetje në këtë proces”, thuhet në njoftim.
Vizita në Strasburg po zhvillohet në kuadër të punimeve të seancës vjeshtore të APKE-së, e cila po mbahet në datat 23-27 janar 2023.
“Gjatë ditës së sotme para deputetëve me një fjalim u adresua kryetarja e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Znj. Bogujevci foli në emër të grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve lidhur me dhunën seksuale në luftë dhe konflikt”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së nesërme kryetari Glauk Konjufca do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera me kryesues të grupeve dhe delegacione të parlamenteve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamble.
Të tjera
-
Haradinaj i bindur se mbështetja për AAK-në po rritet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar të ...
-
Përveç QUINT-it, edhe Austria i kërkon Kosovës hapa për themelimin e Asociacionit për të arritur sigurt shumicën për KiE
Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera t...
-
Hovenier takon kryetarin e VATRA-s: Diaspora në ShBA është partner thelbësor
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e parti...
-
Kurti bashkëbisedon virtualisht me ish-presidenten e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual...
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...