Qëndrim Januzi del para gjykatës për vrasjen në Ferizaj: Kam kryer një akt kriminal, ngushëllime familjes së viktimës
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 23 January 2023
I akuzuari Qëndrim Januzi, i cili akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të vrasjes.
Këtë deklarim i njëjti e bëri të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
“Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, nuk e mohoj se e kam kryer një akt kriminal, mirëpo nuk pajtohem me cilësimet juridike nga ana e prokurorisë, pasi që nuk e kam bërë me dashje apo me ndonjë paramendim”, ka thënë i akuzuari Januzi.
I akuzuari Januzi, në seancën fillestare ka pranuar fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa, lidhur me këtë deklarim palët në procedurë nuk e kanë kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, e më pas e ka aprovuar edhe gjyqtari i çështjes, Habib Zeqiri.
Kështu, gjyqtari i çështjes, Habib Zeqiri, e ka njoftuar të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe parashtrim të kërkesës për hudhje të aktakuzës, brenda afatit të paraparë ligjor.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç’rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë lidhur me ngritje të aktakuzës.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e pa përcaktuar e deri me datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës “SAUER model 38H” e kalibrit 7,65 x 17mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65x17mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, ku e njëjta sekuestrohet”, thuhet tutje.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së,
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet./Betimi për Drejtësi/
Të tjera
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë s...
-
Policia e Kosovës konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në K...
-
Rritet çmimi i hyrjes në Kullën Eifel
Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eifel për t...
-
Maqedonci: 28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Bal...
-
SHBA dënon përpjekjet e Phenianit për lëshimin e një sateliti “spiun”
Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtara...
-
Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëlli...
-
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Ky është 26-vjeçari që vd iq në aksidentin në Mitrovicë
Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes ...
-
Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të di...
-
Quni: Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Koso...
-
“I kishte dhuruar libra në burg Kurtit”, kryeministri ftohet përsëri për të dëshmuar për gardianin serb të akuzuar për kri me lu fte
Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime...
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...