Iu gjetën 40 kg marihuanë në veturë, arrestohet një person në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 05 January 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shitje të substancave narkotike, në veturën e të cilit janë gjetur 40 kg marihuanë.
Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, për disa javë kanë trajtuar përmes rrugëve operative e hetimore një informacion se ‘një person se po merrej me trafikim të lënëve narkotike’.
“Sot, më 05.01.2023, rreth orës 17:08, është arritur të lokalizohet dhe identifikohet një i dyshuar i përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë realizuar Planin Operativ ‘Mjegulla’, gjatë realizimit të së cilit, në flagrancë është arrestuar i dyshuari: N.B., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili po transportonte me një veturë me targa vendore, substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim.
“Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit”.
Policia thotë se personi i dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Të tjera
-
Haradinaj: Serbia të pranojë përgjegjësinë për krimet makabre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ng...
-
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtegut të ri për në kalanë e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut...
-
AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeminist...
-
Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i K...
-
Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...
-
Policë “prapa” bizneseve të qendrave të masazhit, kryeshefi i IPK’së thotë se po hetohen disa raste
Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë ...
-
Bislimi udhëton drejt Hungarisë
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
IPK-ja po e heton konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka th...
-
Pas refuzimit të Abdixhikut e Haradinajt, as shefat e grupeve parlamentare nuk i shkojnë në darkë Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sot pasdite ka ftuar në darkë pune kr...
-
Gjakovë: Tre nxënës u përleshen me mjete të forta, policia nis hetimet
Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të for...