Dhoma e Përfaqësuesve dështon sërish, kaos në radhët e republikanëve në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 05 January 2023
Gjatë zgjedhjeve për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, kandidati republikan McCarthy pësoi një disfatë katastrofike dy ditë me radhë. Zgjedhjet e republikanit bllokuan – republikanët!
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandidati i partisë Republikane që ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në ditën e dytë të votimeve. “Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit.
Në fakt, ky duhej të ishte kulmi i karrierës së Kevin McCarthy. Para votimit, kandidati republikan 57-vjeçar deklaroi: “Mund të ketë një luftë në plenum. Por është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit”.
20 vota të republikanëve kundër
McCarthy ishte i vendosur të përsëriste votimin derisa të merrte shumicën e nevojshme për zgjedhjen në këtë post. Por, në dy raundet e para të votimit, ai pësoi një disfatë katastrofike. Kundër tij votuan 19 përfaqësues nga radhët e vet Partisë së tij Republikane, që është më shumë se sa që pritej. Në raundin e tretë, numri i kundërshtarëve në radhët e republikanëve u rrit madje në 20 vota kundër. E vetmja rrugëdalje ishte ndërprerja e seancës – që edhe ndodhi.
Por ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave as në ditën e dytë të votimeve, ndonëse vet ish-presidenti Donald Trump bëri thirrje që të votohet për këtë kandidat.
Se si do të zhvillohen gjërat më tej është plotësisht e hapur. Një gjë është e sigurt: Republikanët janë të përçarë si kurrë më parë. Për rebelët në të djathtën e partisë, McCarthy nuk është mjaftueshëm vendimtar në luftën kundër Presidentit Joe Biden dhe demokratëve të tij. Kundërshtari i McCarthy, Matt Gaetz, i tha televizionit PBS: “Nëse doni të thani kënetën, nuk mund t’ia besoni këtë aligatorit më të madh”.
SHBA: Zgjedhjet për Dhomën e PërfaqësuesveSHBA: Zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve
Mbështetësi i McCarthy, Lisa McClain thotë: “Unë mendoj se Kevin do të negociojë me anëtarët e partisë që nuk e votuan ate. Ai do t’i pyesë se çfarë kërkojnë ata për ta votuar.” Por McCarthy kishte mbajtur tashmë bisedime të tilla javën e kaluar – ato përfunduan pa sukses.
Disa kandidatë
Ish-deputeti republikan Charlie Dent i tha rrjetit CNN se McCarthy duhet të heqë dorë dhë të hapë rrugë për një kandidat tjetër republikan. “Kjo duhet të vijë nga njerëzit që e mbështesin atë. Ata duhet ta bindin atë të tërhiqet. Por është e mundur që kjo kërkon disa ditë”.
Si kandidat i mundshëm është edhe Jim Jordan, një mbështetës i fuqishëm i ish-presidentit Donald Trump. E një kandidat i mundshëm është edhe Steve Scalise, deri më tani njeriu i dytë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas McCarthy, i cili ndoshta ka shansa edhe më të mira.
„Ky është kaos”
Presidenti i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve është zyrtarisht personi i tretë më me ndikim në vend, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit. Pa një president të ri, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të funksionojë. Vetëm pas zgjedhjes së suksesshme të presidentit, përfaqësuesit mund të betohen dhe mund të emërohen kryetarët e bordeve.
Përfaqësuesi demokrat Daniel Goldman e përshkroi situatën në TV MSNBC kështu: “Është thjesht kaos”. Kjo tregon paaftësinë e plotë të republikanëve për të bërë kompromis dhe për të qeverisur. Në Kongresin, ata do të përndiqen nga ekstremistët në partinë e tyre”./DW
Të tjera
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...
-
Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit...
-
Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024
Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja....
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...