Sveçla: Nuk ka asgjë që e ndal projektin për forcimin e Republikës së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 31 December 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak para ndërrimit të moteve u ka uruar vitin e ri zyrtarëve policorë të Kosovës, zjarrëfikësve, e shërbyesve civilë.
Sveçla përmes një shkrimi në Facebook tha se shumë nga këta policë, e zjarrëfikës sonte në ndërrimin e moteve janë në detyrë.
“Viti që po lëmë pas ishte i mbushur me sprova e arritje, me projekte të përmbushura dhe nisma shpresëdhënëse. Për to kanë punuar me përkushtim mijëra burra dhe gra në shtetin tonë. Ndaj sot, gjej rastin që t’ua uroj Vitin e Ri zyrtareve e zyrtarëve policor të Republikës së Kosovës, Zjarrëfikësve, Shërbyesve civil kudo në administratën tonë, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve që me besnikëri e shpesh edhe me vetëmohim e këmbëngulje i shërbejnë vendit. Shumë nga ata e ato sonte në ndërrimin e viteve do të jenë në shërbim, në detyrë”.
Ai shtoi se projekti për forcimin e Republikës së Kosovës i ka ardhur koha, dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë.
“Puna dhe përkushtimi i tyre janë motiv shtesë për të punuar e përpjekur edhe më shumë në vitin që po ia nis. Nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha. Ai projekt është forcimi i Republikës së Kosovës ashtu siç e duam e ashtu siç e meritoni ju të dashur bashkëqytetarë! Sonte në familjet tona i kemi dhe bashkëatdhetarët tanë që na vizitojnë për çdo vit. I uroj atyre çdo të mirë në familjet e tyre, pushime të mbara e udhëtim të lehtë! Gëzuar vitin e ri 2023!”.
Të tjera
-
Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë
Një tërmet prej 2.4 ballësh ka ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, përkatësis...
-
Lansohet në e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar n...
-
E rrảhẻn taksistin, tre të arrestuar në Klinë
Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë pasi të njëjtit dyshohet se me vet...
-
Sủlmohet fizikisht zyrtari policor në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar një person në Ferizaj për shkak se i njëjti i kishte fyer zyr...
-
Kadrijaj i përgjigjet LVV-së: AAK nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje, por s’do të bëhet siç doni ju
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i është përgjigj...
-
“NATO po përgatitet për sulme bërthamore kundër Rusisë”, gjenerali rus: Do të marrim masa për të mbrojtur kufijtë tanë
“NATO po stërvitet për të kryer sulme bërthamore kundër territorit rus”. K...
-
Zyra e Prokurorit: Dëshmitari Kickert është takuar gjatë luftës me katër ish-krerët e UÇK-së
Para se Kickert të niste dëshminë, prokurori John Capin ka bërë një prezantim...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj
Është gjetur pa shenja jete një burrë në Ferizaj. Në raportin 24 orësh të ...
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 96 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
Pretendimet e Gjuriq: Me pranimin e Kosovës në AP të NATO-s, Kosova shpërblehet për shkelje të drejtave të serbëve
Duke komentuar faktin se Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të as...
-
QKMF-ja e Klinës bëhet me EKG të re, donacion nga Kosova Med
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Klinë (QKMF) “Nëna Terezë“, është b...
-
Zhduket një grua në Prizren
Në polici është raportuar për zhdukjen e një grua në Prizren. Policia ka b...