Krasniqi: Marrëveshja me Serbinë pa njohje çon në status-quo të re
Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 20 December 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes të përgjithshme me Serbinë e cila çon në njohjen e ndërsjellë.
Ai ka deklaruar se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje pa njohje, nuk mund të jetë i pranueshëm sepse do të mund të krijonte një status-quo të re.
Sipas Krasniqit, bllokadat aktuale në veriun e Kosovë janë vendosur para së gjithash për ta penguar procesin e bisedimeve Kosovë Serbi për një marrëveshje përfundimtare.
“Është e hera e parë që shohim një koncentrim dhe dakordim të të gjitha palëve perëndimore duke përfshirë Evropën, shtetet kryesore evropiane Gjermaninë, Francën por po ashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë të tjerë, pra ka një mbështetje për të pasur një proces, për të shkuar përpara, për të arritur një marrëveshje që tashmë quhet marrëveshja bazë. Kjo nuk është marrëveshje finale, unë këtu e kam shqetësimin themelor, nëse kjo marrëveshje do të arsyetohej si një marrëveshje bazë pa një termin të caktuar apo datë për marrëveshjen finale druaj se krejt çfarë do të ndodhë është krijimi i një status-quoje të re e cila mund të jetë më e favorshme në disa elemente për Kosovën por nuk do të zgjidhë problemet që kemi me Serbinë e të cilat unë konsideroj që domosdoshmërisht duhet të jenë të zgjidhura për të mos ia lënë këtë gjeneratave pasuese”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Krasniqi ka folur edhe për situatën në veri, pas vendosjes së barrikadave në rrugë.
Ai ka thënë se për të dalë nga kjo situatë, nuk ka një zgjidhje të lehtë.
“Situata në pjesën veriore të Kosovës është jashtëzakonisht problematike, ka një përkeqësim të gjendjes sidomos pas vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale, të cilat janë të kontrolluara dhe orkestruara drejtpërdrejtë nga qarqet më të larta në Serbi, duke përfshirë edhe vet presidentin (Aleksandar) Vuçiç. Ka një tensionim të situatës dhe nga të gjitha informacionet që marrim këto ditë, shihet se nuk ka një zgjidhje të lehtë dhe nuk duket se mund të ketë një përmirësim dhe një kthim në normalitet shumë shpejt, kjo është shumë shqetësuese”, ka deklaruar kryetari i PDK-së.
Kryetari i PDK-së ka thënë se nëse barrikadat nuk hiqen nga ta që i kanë vendosur vetë, atëherë ato duhet të hiqen nga institucionet e Kosovës.
“Duhet të hiqen nga institucionet e Kosovës, ashtu siç i kemi hequr edhe në të kaluarën. Ka pasur dy tre raste gjatë këtyre viteve që janë vendosur barrikadat në veriun e vendit por i kemi hequr”, ka theksuar ai. /GazetaExpress
Të tjera
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...
-
FSK konfirmon se njëri nga të plag*osurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë...
-
Sërish tubim para Qeverisë së Malit të Zi, njerëz me motive pro-ruse protestojnë kundër rezolutës për Srebrenicë
Policia do të filmojë një tubim të ri publik të paparalajmëruar që është plan...
-
Vazhdon dëshminë dëshmitari i 65-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plag*osjen e trefishtë në Pejë
Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë m...
-
Stërvitje ushtarake rreth ishullit të Taivanit
Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filloi stërv...
-
Nën kundërshtimin e fortë serb, OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjen*ocidit të Srebrenicës
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten pë...
-
A u zhdukën vijat e kuqe mes LVV-së dhe PDK- së, Xhavit Haliti flet për mundësinë e koalicionit mes këtyre dy partive
Për një koalicion të mundshëm PDK-VV, po diskutohet që do të ndodhë pas takim...