2 euro falso e dëmtojnë deri në 50 mijë euro “Prishtina Parking”, flet Havolli se pse nuk e pranojnë më këtë monedhë
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 14 December 2022
Të gjithë qytetarët që parkojnë automjetet e tyre në parkingjet e “Prishtina Parking” nuk do të mund të paguajnë më me monedhën metalike 2 euro. Ky vendim ka hyrë në fuqi dje dhe sipas Kryeshefit të këtij institucioni Sokol Havolli, vendimi u mor për shkak të qarkullimit të monedhës 2 euro falso që sipas llogaritjeve të tyre “Prishtina Parking” mund të dëmtohet deri në 50 mijë euro në vit.
Sokol Havolli tha se rastet e pranimit të monedhës 2 euro falso i kanë hapur edhe në polici, por në këtë fazë e kanë parë të arsyshme që më mos t’i pranojnë ato.
“Arsyeja është te falsifikimi, i kemi hap disa raste në polici, i kemi njoftu policinë. Nuk kemi pajisje edhe janë ekstrem të shtrenjta pajisjet për detektim të parave falso dhe ndërmarrja mundet me i i humb 30-40 mijë euro në vit nëse ne vazhdojmë me këtë ritëm sepse sasia e mjeteve që neve nuk na pranojnë bankat është relativisht e madhe”, tha Havolli.
Ai tha se në të ardhmen pritet të dixhitalizohet ndërmarrja por deri në atë fazë nuk do të pranohen më 2 euro.
I pyetur nëse janë njoftu qytetarët për këtë vendim, Havolli tha se ata janë njoftuar nga publikimet që ‘Prishtina Parking”, i ka vendosur në pikat e saj.
“Qytetarët janë njoftu me publikimet që i kemi bo në secilën pikë, vendimi ka hy në fuqi dje. Ne jemi mundu një kohe mi trajtu me policinë, mirëpo për shkak të problemeve të ndryshme e kemi pa që në këtë fazë mi eleminu krejt. Në të ardhmen ne synojmë me dixhitalizu ndërmarrjen sa më shumë dhe natyrisht paratë e gatshme me u procesu përmes aparatave të pagesave, që e bëjnë detektimin e parave falso. Mirëpo në këtë fazë për mos me dëmtu ndërmarrjen, me një vlerësim tonin të brendshëm që mundet me shku deri në 50 mijë euro viti jemi detyru me marrë këtë masë që unë e di se i ka problemet e veta edhe kjo”, u shpreh Havolli për Express.
I pyetur se sa para i ka “humbur” ndërmarrja nga 2 euro falso këtë vit, Havolli tha se “nuk ka informacione”.
Ndërkohë një qytetar është shprehur i habitur te “Vrojtuesit e Lagjes” se si nuk pranohet kjo monedhë.
Parkingu i Prishtinës nuk pranon monedhën dy euroshe, reagon ashpër qytetari
Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar 7 raste të ndryshme të falsifikimit të parasë.
Vetëm në një rast një zyrtare e bankës në Prishtinë ka njoftuar në polici se nga disa klientë janë deponuar 462 euro (monedha metalike), të falsifikuara.
Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, ka njoftuar policia.
Të tjera
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...