Sport

“Do ju sjell një autobus me prostituta nëse…”/ Berlusconi premton bonusin e pazakontë për lojtarët e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 14 December 2022

Silvio Berlusconi ka qenë gjithmonë i famshëm për batutat dhe deklaratat e tij, të cilat shpesh kanë shkaktuar diskutime, sidomos kur ishte kryeministër i Italisë. Vitet kalojnë dhe ish-padronit të Milanit nuk i humbet ‘zëri’, siç dëshmohet nga ‘performanca’ e ofruar nga presidenti aktual i Monza gjatë darkës së Krishtlindjes së klubit Brianza, mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të të pranishmëve.

Duke iu treguar të pranishmëve se si arriti në zgjedhjen (e cila më vonë doli të ishte e lumtur) për t’ia besuar ekipin Raffaele Palladino, pas shkarkimit të Giovanni Stroppa, Berlusconi shpjegoi: “Ne kemi gjetur një trajner të ri, trajnerin e ‘Primavera’ sonë. Trajner që është i mirë, simpatik, i sjellshëm dhe i aftë për t’i stimuluar djemtë tanë.

Pastaj, – nënvizon ish-kryeministri, – kam vendosur një bonus shtesë për lojtarët. Tani vijnë Juve, Milani etj. dhe nëse fitojnë me një nga këto skuadra të mëdha do t’iu çoj një autobus plot prostituta në dhomën e zhveshjes”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera