Konjufca: Izolimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë për mbi dy vjet është i pashpjegueshëm
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 25 November 2022
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur të padrejtë mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së, çka sipas tij procesi është zgjatur.
Sipas Konjufcës, gjatë fazës paraprake të akuzuarit kanë mundur të qëndrojnë në liri.
Derisa ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së Rexhep Selimit, Konjufca ka theksuar se nuk është në rregull që ish-krerët po mbahen në izolim.
“Po quhet një proces gjyqësor por gjykimi nuk ka filluar ende, u zgjat shumë me të vërtet, unë e kam shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë time pse kjo po ndodh, kanë kaluar më shumë se 2 vite dhe nuk po fillon gjykimi, është e pashpjegueshme dhe e padrejtë, të njëjtën kohë sepse unë mendoj që po shkelen të drejtat e njeriut, të tyre. Ata faktikisht deri tash do të mund të mbroheshin në liri dhe kur të fillonte gjykimi gjykata mund ta rivlerësonte edhe një herë dhe të rishqyrtonte çështjen e mbajtjes së tyre, po me vet faktin që kjo nuk po ndodh dhe kemi izolim të tyre që dy vite pa filluar gjykimi kjo tregon që diçka nuk është në rregull”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt dhe të vërtetohet lufta e pastër çlirimtare.
“Urojmë që ky proces sa më shpejt të përfundojë e të del në shesh ajo që faktikisht në shesh ka qenë gjatë gjithë kohës që është e vërteta për luftën tonë të drejtë. Që lufta jonë ka qenë popullore, mbrojtëse, çlirimtare dhe ka qenë e drejtë dhe e pastër, agresori dihet kush ka qenë, ka qenë Serbia e cila ka shkruar gjenocid mbi popullin tonë”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...