Sport

Pique e zhvilloi ndeshjen e fundit sonte, lamtumira e tij në “Camp Nou” ishte emocionuese

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 05 November 2022

Ndeshja që u zhvillua sonte mes Barcelonës dhe Almerias, ishte e fundit për Gerard Piquen në karrierën e tij.

Mbrojtësi spanjoll ditë më parë njoftoi se do të pensionohet nga futbolli aktiv, pas kësaj ndeshjes.

Pique ishte titullar, teksa Barcelona shënoi fitore me rezultatin 2:0.

-Advertisement-

35-vjeçari u zëvendësua në minutën e 83-të, derisa nga fusha e lojës u pa duke u larguar me lot në sy.

Të pranishmit në “Camp Nou” i dhanë një lamtumirë të ngrohtë Piques.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy