Lajme

Mustafa i LDK-së i ashpër me ministrin Murati: As matematikë të klasës së tretë s’je ka din

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 20 October 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Ministër i Financave, magjistër i Ekonomisë, mos me dit matematikë të klasës së tretë se si llogaritet marzha gros e fitimit. The shitet 2.65, koston e ka 1.45 dhe the se margjina gros është 90 për qind. As matematikë të klasës së tretë s’je ka din”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se “nuk e merr seriozisht Muratin” derisa t’i publikojë listën e top 50 përfituesve të subvencioneve të energjisë.

-Advertisement-

Ai tha se vaji, nafta, sheqeri janë shtrenjtuar “që prej kur kanë ardhë në pushtet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera