Ekonomi

Ish-kryetari i Odës Ekonomike: Ka rënie të dukshme të këmbimit tregtar Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 17 October 2022

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ka rënie të dukshme të këmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai i është referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, ku thuhet se për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%

“Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak”, ka transmetuar Gërxhaliu.

-Advertisement-

“Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak”, citon Instatin ai.

“Dy shtete të një populli të ndar sa largë e sa afër”, mbaron postimi i tij në Facebook. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera