Zhvillohet Forumi i Nivelit të Lartë për Shkëmbimet Kulturore Kinë-Argjentinë
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 29 September 2022
Zhvillohet Forumi i Nivelit të Lartë për Shkëmbimet Kulturore Kinë-Argjentinë
2022-09-29 12:16:55
share:
Të mërkurën u zhvillua në Pekin Forumi i Nivelit të Lartë për Shkëmbimet Kulturore Kinë-Argjentinë. Forumi, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Sekretariati i Medies dhe i Komunikimit Publik i Argjentinës, është një ndër veprimtaritë për kremtimin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Argjentinës dhe të Vitit të Bashkëpunimit Miqësor Kinë-Argjentinë 2022. Tema kryesore e forumit ishte “Thellimi i shkëmbimeve mediatike dhe shtimi i përbashkët i mirëqenies së popullit” dhe në të morën pjesë me prani fizike ose nëpërmjet lidhjes në internet zyrtarë qeveritarë nga Kina, Argjentina e vende të tjera të Amerikës Latine dhe mbi 100 përfaqësues të mediave.
Në videofjalimin e mbajtur në forum, ministri i Jashtëm, i Tregtisë Ndërkombëtare e i Çështjeve Fetare i Argjentinës Santiago Cafiero u shpreh se mirëkuptimi i ndërsjellë është një bazë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfitimet e përbashkëta janë guri i themelit për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të ndryshme. Në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”, një sërë marrëveshjesh të arritura mes Argjentinës e Kinës do të shtojnë pandërprerë përfitimet e popullit argjentinas, duke promovuar ndërtimin e një bote më paqësore e më të drejtë.
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong theksoi se, me planifikimin e liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet e partneritetit strategjik Kinë-Argjentinë kanë vijuar të thellohen, duke u bërë shembulli i bashkëpunimit ndërmjet ekonomive të reja. CMG-ja dëshiron të punojë së bashku me përfaqësues të qarqeve të ndryshme argjentinase për të dhënë kontributin e medies për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta ndërmjet Kinës e Amerikës Latine dhe të mbarë njerëzimit.
Nga ana e saj, ndihmësministrja e Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh se zhvillimi i mirë i marrëdhënieve kino-argjentinase jo vetëm u ka sjellë të dy popujve përfitime, por edhe ka dëshmuar se bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta ndërmjet vendeve të ndryshme është i mundur, duke përmbushur shpresat e njerëzve. Gjatë këtij procesi, mediat e të dy vendeve kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për shtimin e njohjes e të miqësisë ndërmjet të dy popujve.
Të tjera
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...
-
Azemi drejtuar qeverisë: Kemi dalur t’u tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë ...
-
Hoti: Qeveria e mashtrimit u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë...
-
Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike në Manisa
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më par...
-
SBAShK me disa kërkesa drejtuar qeverisë, Jasharaj: Të mos na përsëritet viti 2022
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës. Osmani ka...
-
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë, më shumë migrim e zhgënjim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Kurti ngushëllon familjen e Ali Lajҫit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq ...
-
Memli Krasniqi: Qeveria t’u ofroj punëtorëve dinjitet, jo më valigje për Evropë
Në ditën e 1 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tun...