Lajme

Feraj i VV-së: Pse Ramushi s’po jep përgjigje pse Serbia nuk e vrau atë por vëllezërit e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 26 Shtator 2022

Hysamedin Feraj, bashkëpunëtor i Albin Kurtit, ka bërë një deklaratë skandaloze përmes një statusi në Facebook.

Duke iu kundërpërgjigjur një deklarate të Haradinajt në lidhje me kohën sa Albin Kurti ishte në burgjet serbe ka pasur fatin të japë intervistë e shumë të tjerë edhe janë vrarë, Feraj ka eskaluar duke e pyetur Haradinajn pse u vranë vëllezërit e tij nga Serbia, e jo ai.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Edhe këtë javë:

– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!

– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!

– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!

– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!

– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy